23:55 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli po punon për rinjohje, Daçiq shkon në Surinami për t’i falënderuar për tërheqjen

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka qëndruar sot për vizitë në Surinami, ku është pritur nga homologu i tij, Yldiz Pollack-Beighle.

Siç raportojnë mediat serbe, Dacic e ka falendëruar atë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Një falënderim i veçantë për presidentin dhe ministrin e punëve të jashtme, që kanë pranuar argumentet e Serbisë sa i përket tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Gjithnjë sipas medieve serbe, Daçiq ka theksuar se nëse pranohet pavarësia e njëanshme e Kosovës nga territori i Serbisë, atëherë shumë vende në botë rrezikohen nga ndarja.

Kujtojmë se dje zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli tha për Indeksonline se është angazhuar në kthimin e njohjes, sikurse ndodhi me Guinean. /Indeksonline/