13:22 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli tenton ta bindë Surinamin që ta rikthej njohjen e Kosovës

Javën e kaluar, Guineja-Bisau ka rinjohur Kosovën si shtet të pavarur, pas tërheqjes që kishte bërë vitin e kaluar.

Mirëpo, në 2017-tën, pos Guineas, në media u raportua se edhe Surinami kishte bërë të njëjtën gjë, duke tërhequr njohjen.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, ka treguar për IndeksOnline se a do të kthehet njohja.

“Këtu në ShBA jam duke punuar edhe me Surinamin”, ka thënë shkurt Pacolli.

Ndërkohë, në listën e shteteve që kanë njohur Kosovën, në mesin e 115 shteteve figuron Republika e Surinamit.

Sipas listës, Surinami është shteti i 112 që ka njohur Kosovën më 08.07.2016.

Ndryshe, nesër sipas mediave serbe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq do ta vizitojë Surinamin, për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. /IndeksOnline/