11:35 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli pret në takim Ambasadorin e ri të Amerikës në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Takimi në mes Pacollit dhe Kosnett po mbahet pas takimit që ai pati me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, presidenti i vendit, Hsahim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri, Philip Kosnett, shkruan Indeksonline.

Kosnett është në pozitën e Ambasadorit të Amerikës në Kosovë, pozitë kjo e cila deri më tani u udhëhoq nga Greg Delawie./Indeksonline/