18:13 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pacolli: SHBA e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë zyrtare.

Ministri i Jashtëm ka bërë me dije se ka takuar edhe ministrat tjerë të Jashtëm të shteteve fqinje dhe ato të rajonit gjatë takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, gjeneralin McMaster.

Pacolli ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar në përkrahjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Në vazhdim të takimeve të nivelit të lartë gjatë vizitës time në SHBA, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve fqinje dhe ato nga rajoni takuam Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster, në Shtëpinë e Bardhë. ShBA do të mbetet e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të rrisë edhe më shumë fokusimin dhe angazhimin e saj”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/