14:31 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli tregon a ka bërë marrëveshje me Listën Serbe për demarkacion

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me raportimin e disa medieve vendore, kinse ai ka bërë një marrëveshje me Listën Serbe sa i përket demarkacionit.

Sot u raportua se Pacolli ishte pajtuar me serbët që votimi të shtyhet pas zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi të dielën, e pastaj të mbahej seanca, shkruan Indeksonline.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka demantuar një gjë të tillë duke thënë se dikush po gënjen.

Ky është postimi i Pacollit:

Derisa po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit!

Sa e ulët është kjo!!!!

Dikush po genjen qëllimkeqshëm.

E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën ne menyrë realiste, pa folklorizem. /Indeksonline/