10:34 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli tregon se kur do të vendosin për ministrin e ri të MMPH-së

Janë bërë dy muaj që kur Albena Reshitaj dha dorëheqje nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të vazhduar kështu punën e saj si këshilltare e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Nga ana tjetër, dikasteri që ajo la, edhe më tej vazhdon të udhëhiqet nga Fatmir Matoshi, si ushtrues detyre.

Ndërkohë, që i mbetet të vendos Aleancës Kosova e Re, se kë do të zgjedh si emër për të udhëhequr këtë ministri. Indeksonline ka kontaktuar Minisrin e Punëve të Jashtme, dhe njëherit të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin, për të mësuar nëse i kanë propozuar Kryeministrit, Ramush Haradinaj, emrin se kush pritet të udhëheqë me Ministrinë e Ambientit.

Pacolli ka thënë se për këtë do të vendosin pasi që të kthehet nga vizita zyrtare në Portugali.

“Do të vendosim pas pak ditëve, posa të kthehem nga vizita në Portugali”, ka thënë Pacolli për Indeksonline. Rikujtojmë, se me largimin e Reshitajt, qeveria e udhëhequr nga Haradinaj ka mbetur vetëm me një ministre femër, Dhurata Hoxha, që ka në domenin e saj atë të Integrimeve Evropiane. /Indeksonline/