15:10 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Trepça i përket Kosovës dhe banorëve të saj

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar kundrejt deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi.

Pacolli ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të diskutohet statusi i Trepçës dhe se ajo i përket Kosovës.

Ai ka theksuar se dialogu duhet të jetë vetëm në lidhje me njohje midis dy vendeve, e jo për diskutime të tilla.

“BE si ndërmjetësues i dialogut,  ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapur ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidh nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” pati thënë Koacijancic kur u pyet për Trepçën./Indeksonline/