13:20 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Pacolli uron Dua Lipan për “Grammyn” e fituar, publikon një fotografi të këngëtares me vajzën e tij

Dua Lipa vazhdon t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët me arritjet e saj.

Mbrëmë ajo fitoi çmimin në “Grammy Awards 2021”, për çmimin më të mirë në zhanrin pop, shkruan Indeksonline.

Edhe Behgjet Pacolli nuk e la anash urimin e tij për Duan, e cila po korr suksese të njëpasnjëshme.

Duke e publikuar një imazh të vajzës Hanës bashkë me Duan ai shkroi: Hana Pacolli me fituesen e radhës të çmimit “Grammy”, Dua Lipa. Këtë herë për albumin më të mirë në zhanrin “pop”. Urimet e mia më të ngrohta Dua! ?./Indeksonline/