10:40 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli përshëndeti vendimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar një rezolutë që i kërkon Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi dhe theksoi se ata që janë përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë.

Pacoli shkroi në llogarinë e tij në Twitter se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi, transmeton Indeksonline.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë, njëzëri miratoi një rezolutë që i kërkon Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi- Elijah, Agron dhe Mehmet – dhe rezoluta tani duhet të miratohet nga Senati…/Indeksonline/