20:17 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Zhdukja e dy policëve, ngjarje e rëndë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka thënë se zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe një lajm tronditës për të gjithë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur edhe respektin e lartë për autoritetet përgjegjës të sigurisë, transmeton Indeksonline.

“Zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë ne. Shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre. Përderisa, kërkimet vazhdojnë, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/