17:27 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Padia e Ramës ndaj Haradinajt bën jehonë tek mediat e Vuçiqit

Mediat beogradase, të komanduara nga presidenti Aleksandër Vuçiq, kanë raportuar rreth padisë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ia ka bërë Ramush Haradinajt.

Veprimi i Ramës vije rreth pretendimeve se Haradinaj ka shpifur në disa deklarime në lidhje me shkëmbimin e territoreve, transmeton Indeksonline.

Alo.rs, Beta, Novosti, janë disa prej mediumeve të cilat vendosën në ballinat e tyre lajmin për dy kryeministrat shqiptar.

Ndryshe, në padinë e Ramës thuhej se Haradinaj në disa emisione televizive e ka akuzuar Ramën se bashkë me Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçiqin kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve.

Nga ana tjetër, kryeministri kosovar Haradinaj i është përgjigjur këtij raportimi duke thënë se do të përgatitë përgjigjen në padi, sipas ligjit.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!” ka deklaruar Haradinaj.