14:39 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Pagat e gjyqtarëve në Serie A, do të befasoheni sa paguhen për një lojë!

Federata Italiane ka zbuluar pagat e gjyqtarëve për këtë edicion. Në Serie A, gjyqtari kryesor paguhet 3800 euro për një lojë.

1000 euro për secilën ndeshje i marrin asistentët, ndërkaq gjyqtari i katërt paguhet 500 euro për një ndeshje. 700 euro për ndeshje paguhen asistentët që shikojnë VAR-in.

Në Kupën e Italisë, pagat e gjyqtarëve janë pak më të vogla, shkruan Indeksonline.

1,000 € për raundet e para, € 1,500 për çerekfinale, € 2,500 për gjysmëfinale dhe € 3,800 për finalen.

Nga këto del se Rizzoli është aktualisht gjyqtari më i paguar italian me mesatare vjetore të hyrash prej 200 mijë eurosh.

I dyti është Messina me 160 mijë euro fitime në vit./Indeksonline/