10:28 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Pagoi 10 mijë euro për një pasaportë, e zë policia në Han të Elezit

Një grua është kapur në pikën kufitare në Hasn të Elezit me me pasortë të falsifikuar, për të cilën ka deklaruar se i ka paguar 10 mijë euro.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

E dyshuara ka deklaruar se me pasaportën e falsifikuar është pajisur nga dy të dyshuar të cilëve ua ka paguar shumën prej 10 mijë eurove.

“SPK. Hani i Elezit (NN)26.05.2021-12:00.  Është raportuar se gjatë kontrollit të dokumenteve dëshmitarja femër kosovare ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. E njëjta gjatë intervistimit ka rrëfyer se me dokumente është pajisur nga dy të dyshuar  meshkuj   të cilëve u ka  bërë pagesë të hollave në vlerë prej 10.000€. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, ka njoftuar policia.