10:29 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Pagoi më shumë se 1 milion euro, Ronaldinho del nga burgu, është në arrest shtëpiak në një hotel luksoz!

Gjykatësi paraguajan, Gustavo Amarilla i ka dhënë lajmin e mirë Ronaldinhos. Ai e ka lejuar lirimin me kusht të ish lojtarit më të mirë në botë.

Kjo pasi që vëllau i Ronaldinhos ka paguar kaucionin prej 1 milionë e 600 mijë dollarësh.

Gjykatësi për garanci penale tregoi se masa e arrestit do të kryhet në një hotel luksoz në Asuncion dhe do të jetë nën mbikqyrje policore.

Ronaldinho dhe vëllai i tij po qëndrojnë në Hotel Palmaroga me katër yje. Secili prej tyre ka një dhomë në atë hotel, ku do t’i nënshtrohet kujdestarisë së policisë dhe ndalohet largimi nga Paraguai, shkruan Indeksonline.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe lutjet”, këto ishin fjalët e para të Ronaldinhos pasi doli nga burgu dhe nënshkroi një autograf në një fanelë të Gremios .

Ish lojtari brazilian më pas u nis në hotel për të pritur arrestin shtëpiak./Indeksonline/