16:00 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Paguhet 40 mijë euro në muaj, ambasada e Kosovës në Suedi asnjë reagim për çmimin “Nobel për Letërsi”

Gjatë kësaj jave Akademia e Suedisë e dha çmimin ‘Nobel për Letërsi’. Fitues u zgjodh Petar Handke.

Dhënia e çmimit për Handken bëri bujë të madhe në gjithë Evropën. Kjo për shkak se ai është një përkrahës i ‘Kasapit të Ballkanit’, Slobodan Millosheviq.

Ai në të kaluarën kishte përkrahur krimet dhe gjenocidin e Millosheviqit.

Përkundër që pati shumë reagime, ambasada e Kosovës në Suedi ishte në gjumë. Edhe pse paguhet mbi 40 mijë euro në muaj, nuk pati asnjë reagim.

Ambasadorja Shkendije Geci Sherifi edhe pse paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës për ta përfaqësuar atë, ajo nuk po e kryen detyrën e saj. Duke e parë punënë e saj, shtrohet pyetja se Geci-Sherifi a është turiste apo ambasadore?!/Indeksonline/