23:40 / E Enjte, 11 Korrik 2019

PAI për vdekjen e vogëlushit nga Fushë-Kosova: Jemi tronditur!

Partia e Ashkanlive të Kosovës janë shprehur të tronditur me vdekjen e 12 vjeçarit nga Fushë Kosova që i përkiste këtij komuniteti.

Ata përmes një telegrami ngushllimi e ndajnë dhimbjen bashkë me familjen e të miturit.

Telegram Ngushllimi  nga  PAI

Sot krejt Kosova dhe qytetarët Ashkanli, janë tronditur me lajmin e pranuar për humbjen dhe vdekjen e Kujtimit 12 vjeqarê.

 Me të gjithë ju  po ndajnë dhimbjen bashkê me familjen Veseli nga Fushë Kosova,  me pikëllim dhe dhimbje në shpirt  kemi pranuar lajmin e gjetjes tê vdekur në rrugë në Fushê Kosovê të 12  vjeqarit Kujtim Veseli  nga Fushkosova.

Kjo ngjarje ka prekur gjithë qytetarët anë e mbarê, Partia e Ashkanlive për Integrim shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, duke lutur Zotin të ju a shtoj durimin dhe tê ju a lehtësoj dhimbjen , po ashtu PAI kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë, që sa më parë të gjej shkaqet e vdekjes Kujtim Veselit nga komuniteti jonë, Zoti pa tjetêr që e ka mêshiru e ne do kujtojmë dhe lutemi për atë.

Ngushëllime familjes Veseli  nga Fushë Kosova.

Me respekt dhe pikëllim.

Partia e Ashkanlive pêr Integrim – PAI.