18:03 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pajaziti: Nuk besoj që deputetët do t’i thonë jo Demarkacionit

Zenun Pajaziti, deputeti i PDK-së, ka thënë që shpreson që të gjithë deputetët t’i thonë po Demarkacionit me Malin e Zi.

“PDK nuk është se ka ndryshuar qëndrimin për çështjen e Demarkacionit por ajo që dihet është se z.Veseli ka punuar shumë që për këtë temë të arrihet një koncensus. Ai nuk ka lejuar të dalë në agjendë pa u arritur ky koncensus dhe shpresoj që të gjitha partitë politike ta votojnë këtë marrëveshje”, tha ai.

Pajaziti ka thënë që është një moment i mirë që të ketë një dakordim të përbashkët, njofton Klan Kosova.

“Për aprovimin e një marrëveshjeje të tilë është me rëndësi që edhe Lista Serbe të jetë votuese e kësaj marrëveshje”, ka shtuar Pajaziti.