Pajtohen Enzo Fernandez dhe Chelsea, lojtari mund të luajë në vikend?!
Agjenti i Enzo Fernandezit, Javier Pastore, ka reaguar për të sqaruar situatën mes mesfushorit argjentinas dhe klubit të Chelseat, duke theksuar se nuk ka asnjë problem mes palëve.
“Jemi në të njëjtën linjë me Chelsean. U sqaruam dje. Nuk ka pasur kurrë probleme reale. Thjesht i sqaruam gjërat,” u shpreh Pastore.
Ai gjithashtu theksoi se deklaratat e fundit të lojtarit nuk kishin për qëllim të krijonin tensione brenda klubit:
“Fjalët e tij nuk kishin asnjë qëllim për të shkaktuar probleme te Chelsea. Ai është kapiteni, një nga liderët e skuadrës dhe këtë sezon ka treguar formën e tij më të mirë në fushë.”
/Indeksonline/
🚨 Enzo Fernández agent Javier Pastore: “We're on the same page with Chelsea. We made peace yesterday. There were never really any problems. We cleared the air”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 9, 2026
“His statement were without any intention of causing problems at Chelsea. He’s the captain, one of the team’s… pic.twitter.com/ih3ZE5xZB9

