75 Mall Live Search
13:43 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / Gj. Sh

”Pajtohen gjaqet” mes Nuno Espositos dhe Evangelos Marinakis, portugezi nënshkruan kontratë të re me Nottingham Forest

Kanë përfunduar problemet mes presidentit të Nottingham Forest, Evangelos Marinakis dhe trajnerit Nuno Esposito Santos.

Raportet e tyre u tensionun që nga ndeshja me Leicesterin në Premier League, ku Forest nuk arriti të fitone, e kjo i kushtoi me mos pjesëmarrje në Champions League, shkruan IndeksOnline.

Por Nottingham Forest sot ka zyrtarizuar se ka vazhduar kontratën me teknikun portugez, deri në vitin 2028.

E për vazhdimin e kontratës me Nuno Esposito, u shpreh i kënaqur edhe presidenti i klubit, Evangelos Marinakis.

”Nuno ka lënë një ndikim të madh dhe ka performuar shumë mirë gjatë kohës së tij me ne deri më tani.

Ai ka demonstruar se maksimizon performancën e lojtarëve dhe është ekspert në zhvillimin e lojtarëve, ndërkohë që i integron talentet tona të reja në formacionin e ekipit të parë.

Ne gëzojmë një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme së bashku dhe, mbi të gjitha, ndajmë të njëjtën ëndërr dhe ambicie për të shkruar një histori të re për Nottingham Forest, duke garuar në Premier League dhe në Evropë dhe duke fituar trofe për klubin tonë të madh!”, deklaroi Evangelos Marinakis./IndeksOnline/