18:48 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Pak fat në futboll e shumë në dashuri, Ozil i jep fund beqarisë

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë fund beqarisë në moshën 30-vjeçare.

Ish-mesfushori i Gjermanisë ka publikuar disa fotografi në Instagram duke e puthur të dashurën e tij, Amine Gulse.

“Me lejen e Zotit përgjithmonë”, ka shkruar Ozil, transmeton Indeksonline.

View this post on Instagram

Allahin izniyle sonsuza dek❤️??

A post shared by Mesut Özil (@m10_official) on

Që nga dhjetori 2017, marrëdhënia e Mesut Özil dhe Amine Gülse është zyrtare.

Në mjedisin e çiftit thuhet se të dy kanë qenë së bashku që nga viti 2016.

View this post on Instagram

Allah’ın izniyle sonsuza dek ??❤️

A post shared by Amine Gülşe (@gulseamine) on

Ajo është një modele, ish-Miss-Turqia (2014) dhe ylli i Instagram (1.6 milionë ndjekës).

Nëpërmjet rolit të saj në serinë televizive turke “Asla Vazgeçmem”, ajo njihej edhe si aktore.

Amine ka prindër turq, por ka lindur dhe rritur në Gothenburg / Suedi. Aktualisht jeton dhe punon në Stamboll. /IndeksOnline/

View this post on Instagram

??

A post shared by Amine Gülşe (@gulseamine) on