14:57 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

Pak javë para Kupës së Botës, trajneri po hetohet për një skandal seksual

Pak para Kupës së Botës për femra, trajneri i kombëtares së Zambisë, Bruce Mwape është nën kritika.

63-vjeçari përballet me akuza të rënda për abuzime.

Trajneri i kombëtares Bruce Mwape po hetohet se ka fjetur me lojtarët e skuadrës së tij.

“Do të kërcënoheni me masa ndëshkuese nëse guxoni të thoni diçka për incidentet” është kërcënimi që trajneri iu ka bërë lojtareve.

FIFA njoftoi se aktualisht nuk ishte në gjendje të komentonte mbi hetimet te Zambia pa dalur policia me një deklaratë.

Zambia e nis Kupën e Botës kundër Japonisë më 22 korrik./Indeksonline/