16:20 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / V R

Pak kohë pas i dha fund beqarisë, aktorja shqiptare shtatzënë për herë të parë!

Eliona kishte kohë që kishte pranuar publikisht lidhjen e saj dhe me anë të një postimi në Instagram, aktorja tregoi se i ka thënë “Po” propozimit për martesë.

Por që prej atij postimi në Instagramin e aktores kanë munguar fotot mjaft të populluara të saj me rroba të ngushta apo ekstravagante e madje në fotot e fundit nuk mund të kalohet pa u parë edhe rrumbullakosja e aktores.


Këtë ndjekësit e kanë vënë re menjëherë dhe i kanë uruar shtatzëni të mbarë aktores, e cila si rrallëherë ka zgjedhur të mos përgjigjet.


Por edhe pse nuk e ka konfirumar publikisht, në një prej videove të saj nëpërmjet emoji-ve Eliona le të kuptohet se është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet së shpejti mami.