16:35 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pak orë para ndeshjes, Josa luan bastore! (Foto)

Prishtina sot luan ndeshjen e kthimit në Europa League kundër ESCH Fola

Mirel Josa, kryetrajneri i Prishtinës tri orë para ndeshjes së rëndësishme të Europa League në vend se të merret me skuadrën e tij, ai luan bastore, raporton Periskopi.

Ndeshjet që kishte prognozuar Josa janë këto: Macabi Tel Aviv-Ferncvaros GG, dhe Sarpsborg- IBV Vestmannaeyjar 3+, por nuk dihet nëse ka vendosur bast edhe për ndeshjen e Prishtinës.

Në orën 19:00 në ‘Adem Jashari’ Prishtina do të luajë ndeshjen e kthimit kundër ESCH Fola, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0.

Me ligj nuk lejohet që trajneri të luajë bastore kur dihet që skuadra e tij pas tri orësh do të jetë në fushë për një ndeshje të rëndësishme të Europa League.