11:07 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Pak orë para ndeshjes, Liverpool jep lajmin fantastik

Liverpooli sapo e ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me supertalentin e skuadrës, Trent Alexander Arnold.

Talenti që u rrit në akademinë e Liverpoolit ka nënshkruar kontratë afatgjate me Reds.

Ky lajm vije në vazhdën e zgjatjes së kontratave me yjet e skuadrës.

Tani është arritur 100% plani i Klopp për blindimin afatgjatë të të gjithë lojtarëve të Liverpoolit.

“Jam ekstremisht krenar. Sapo ma ofruan kontratën e re, nuk kam menduar asnjë sekond dhe kam thënë PO. Dua të luaj gjatë në këtë skuadër, dua të fitoj trofe, të bëjë histori me Liverpoolin” ka thënë Arnold./Indeksonline/