23:55 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Pak orë para ndeshjes me Nottinghamin, ylli i Arsenalit festë në shtëpinë e tij – alkool dhe kanabis (Foto)

Vetëm pak orë para ndeshjes me Nottingham Forest, ylli i Arsenalit Alex Iwobi ishe fotografuar në shtëpinë e tij duke festuar në mënyrë të “çmendur”.

Mediat angleze ia kanë publikuar disa foto talentit, i cili ishte zgjuar në ora 2 e 37, në vend se të ishte në gjumë dhe të bëhej gati për ndeshjen kundër Nottingamit e vlefshme për Kupën FA, transmeton IndeksOnline.

Ylli është xhiruar duke bërtitur e vallëzuar dhe duke pirë kanabis.

Ndoshta kjo ishte arsyeja kryesore që Iwobi dështoi në ndeshjen e së dielës, ku dhe mori shumë kritika nga mbështetësit.

Kujtojmë se Nottinghami eliminoi në raundin e tretë klubin e Arsene Wenger, pasi e mposhti me rezultat 4-2./IndeksOnline/