75 Mall Live Search
08:30 / E Premte, 27 Mars 2026 / L A

Pak para Botërorit, Argjentina humb një nga yjet e saj nga lëndimi

Kampionja në fuqi e botës, Argjentina do të zhvillojë disa miqësore këtë muaj.

Këto shërbejnë si parapërgatitje për të mbrojtur titullin e tyre të fituar në 2022.

Një ditë para ndeshjes miqësore ndaj Mauritanisë, “La Albiceleste” ka humbur një nga yjet e saj në stërvitjet e fundit.

Bëhet fjalë për Joaquin Panichellin, i cili këputi ligamentet, duke humbur kështu Botërorin si edhe sezonin me Strasbourgun.

Kujtojmë se miqësorja Argjentinë-Mauritani, zhvillohet nesër në orën 12:15./IndeksOnline/