75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Pak para iftarit, radhë të gjata tek bukëpjekësit


Besimtarët myslimanë në mbarë boten nisën sot muajin e shenjtë të Ramazanit.

Edhe në vendin tonë, besimtarët e fesë islame kanë pritur muajin e solidaritetit dhe fisnikërisë.

Indeksonline iu sjellë fotografi të realizuar pak minuta para iftarit, derisa shumë qytetarë kanë mbajtur radhën për tu furnizuar me pitalka tek bukëpjekësit.

Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Ndryshe, këtë vit myslimanët do të agjërojnë 28 ditë /Indeksonline/