11:06 / E Mërkurë, 25 Mars 2020

Pak para seancës, kështu duket salla plenare

Në kohën kur kemi hyrë në minutat e parë që do të duhej të niste seanca në lidhje me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, salla e Kuvendit të Kosovës, përveç që është e zbrazët, ka marrë një pamje më ndryshe se herëve të tjera.

Karrige të veçanta e të ndryshme, janë vendosur në hapësirat ku si kemi parë më parë. Kjo për shkak të ruajtjes së distancës, në kohën e Covid-19.

Ndryshe ky mocion është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, përkundër që partia e saj e ka iniciuar. Ndërsa pritet të marrë votën e deputetëve të opozitës, për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit./IndeksOnline/ ./IndeksOnline/

Mos i humb