12:22 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Pak qarkullim në Gjilan, respektohet vendimi i Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ndërmori mbrëmë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 si dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00.

Me këtë vendim të qeverisë veçse kanë filluar të njoftohen shumë prej qytetarëve që ndoshta mbrëmë nuk arritën të mësonin për të.

Pavarësisht se udhëheqësit shtetërore nuk po arrijnë të dakordohen, ky vendim tashmë është marrë dhe si i tillë do të respektohen deri në rast se Gjykata Kushtetuese e tërheq atë prapa, pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë tha se do ta dërgojë atë për shqyrtim.

Qyteti i Gjilanit është edhe një nga komunat që dukshëm po respekton këtë vendim.

Në pamjet e realizuara pak më parë shihen disa vetura në qarkulli, por jo në numër të madh.

Përpos veturave nuk shihet as edhe një qytetarë që lëviz në këmbë, qendrës së  qytetit.

Duhet përkujtuar që numri i të infektuarve me COVID-19 tashmë ka arritur në 61 dhe është dukshëm i rritur./Indeksonline/