15:20 / E Enjte, 27 Prill 2023 / S Z

Pakistani konfirmon rastin e parë të lisë së majmunëve

Rasti i parë i lisë së majmunëve në Pakistan është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në kryeqytetin Islamabad.

Një udhëtar që mbërriti kohët e fundit në Pakistan, rezultoi pozitiv dhe është izoluar në një spital në kryeqytet, së bashku me individë të tjerë që po testohen, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të ministrisë së shëndetësisë, raporton CTV news.

Nuk ka asnjë provë të transmetimit të lokalizuar të sëmundjes virale në Pakistan, potencohet më tutje.

Lija e majmunëve që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe tenton të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe lezione të lëkurës të mbushura me qelb – u shpall një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në korrik të vitit 2022.

Më 28 nëntor OBSH e emëroi sëmundjen me termin “mpox” për të zëvendësuar emërtimin e vjetër – lisë majmunëve, duke përmendur shqetësimet e stigmës dhe racizmit të lidhur me emrin.