15:04 / E Premte, 23 Shtator 2022 / L K

Pakoja e re e Qeverisë së Kosovës kundër Inflacionit, merr kritika të mëdha nga sektori privat

Sindikata e Sektorit Privat është e indinjuar me Pakon e Qeverisë së Kosovës. Ata e kanë quajtur qesharake Pakon kundër inflacionit të propozuar para pak ditësh nga Kurti e Murati.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka thënë se kjo pako uron që të jetë një gabim teknik i Qeverisë.

“Vendimi që është marrë për stimulimin e sektorit privat të Kosovës, në fillim dëshira imë kishte më qenë të ishte një gabim teknik, ku Qeveria e Kosovës e kushtëzoi njëfarë forme dhënien e mjeteve për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, nëse i jepin edhe pronarët e  kompanive. Dëshira ime kishte me qenë edhe atëherë edhe tash që të ishte një gabim, megjithatë sipas gjitha gjasave, kjo paska me qenë mirë e menduar e fokusuar sepse Qeveria e Kosovës as nuk mund t’i obligojë dhe ka qenë në dijeni që pronarët e kompanive janë deklaruar në mënyrë të deklarative të kryeministri dhe Ministri i Financave qe ne nuk do t’i paguajmë këto 50 euro”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Azemi theksojë se në bazë të dhënave nuk është bëre implementimi i këtij vendimi po thuajse të asnjë person.

Ata i kanë drejtuar dy shkresa, Kryeministrit dhe Ministrit të Financave, ku kanë kërkuar të hiqet kushtëzimi nëse pronarët e kompanive do të paguajnë për punëtorët nga 50 euro, do të paguan edhe qeveria.

“Zyrtarisht dy shkresa të protokolluara që i kemi dërguar kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Financave, ku i kemi thënë, nëse e lenë këtë kushtëzim fatkeqësisht nuk mund të marrim asgjë. Jemi jashtëzakonisht shumë të zhgënjyer dhe të befasuar sepse normal kur nuk na dhënë ato çka na takon, qeveria i ka ndarë diku 30 milionë euro për këta punëtorë dhe këtyre punëtoreve nuk po i shkojnë mjetet në llogaritë e tyre”, tha Azemi.

Kryetari i Sindikatës, për IndeksOnline tha që më mirë qeveria t’i dërgojë parët në veri të Mitrovicës, se t’i jap mjetet sektorit privat.

“Prandaj në themi mos na jepni neve po më mirë jepjani serbë dhe paguajani rrymën në veri të Mitrovicës. Kështu i bie, sepse më mirë qenka më i dërguar atje këto mjete sesa t’iu jepin punëtoreve sektorit privat të cilët pas gjithë këtij inflacioni të madh, pas gjithë këtyre shtrenjtimeve të mëdha dhe pas këtyre pagave që i kemi, dhe të behën kësi kushtëzimi, kësi shantazhesh. Unë nuk mendoj që njeriu më kokë të ftoftë mund t’a bjerë një vendim të tillë”, theksojë Azemi.

Ai theksojë së dëshira është që t’i marrin 100 euro sikurse sektorët e tjerë.

“Përkundër asaj dëshira ynë kishte me qenë, që t’i marrim nga 100 sikurse të tjerët, por e kemi parë që kushtëzimi, nuk do të funksionojë dhe e kemi lutur Qeverinë e Kosovës që të na heq kushtëzimin, dhe vetëm ato mjete që i ka nda qeveria e Kosovës, për këta punëtor të sektorit privat, të na i ndajmë dhe do të ishim më të kënaqur me 50 euro”, vijojë ai.

Sipas tij, qeveritarët nuk janë ekspert të jetës së përditshme, pasi sipas Azemit kanë punëtor me rrogë prej 170 euro.

Kryetari tha se kanë ftuar të parët e shtetit të bisedojnë dhe të luftojnë së bashku inflacionin.

“Ne si sindikatë kemi bërë ftesë që të ulemi dhe të bisedojmë edhe për gjendjen e rendë të sektorit privat edhe të luftojmë për një parandalim të kësaj numri kaq të madh të punësuarve, që lëshojnë vende të punës dhe shkojnë jashtë shtetit”, ka thënë Azemi.

Qeveria javë më parë ka ndarë pakon e re kundër inflacionit me vlerë prej 150 milion euro.

Pakoja fillon më mbështetje prej 100 euro për pensionistët, studentët si dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike. Ndërsa, 50 euro shtesë për punëtorët të sektorit publik si dhe subvencionimi prej 50%, të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat./IndeksOnline/