15:26 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike: 30 milionë euro për bizneset startup, shuma maksimale për aplikim: 10.000 Euro

Bislimi tha se suksesi eventual i pakos duhet të vlerësohet kryesisht duke krahasuar atë me kohe dhe me vendet e tjera të regjionit për të parë se si po lëvizin këta agregatë kryesore makro-ekonomik.

“Fokusi primar i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë mbështetja me kredi për secilin biznes që gjatë pandemisë ka hasur në rënie të aktiviteteve ekonomike, por synohet që përmes objektivit primar të caktohen masat që mundësojnë rritje të kapacitetit prodhues, të eksportit, të bilancit tregtar, të furnizimit dhe finalizimit të produktit bruto e të ngjashme. Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike është më ambicioze për synimet që do të përmbushen”, tha Bislimi.

Bislimi tha se kjo pako është më ambicioze për synimin e përmbushjes gjatë implementimit të saj.

“11 masat e parashikuara me këtë pako: Masa 1 që ka për qëllim kreditimin e ekonomisë për të siguruar rritje të ofertë agregate. Kjo masë e ka ndikimin total në ekonomi prej 1.1 milionë euro ndërkaq shpenzimin total i buxhetit ndërsa pjesa tjetër nga sektori bankarë është 300 milionë euro. Nga këto, 195 milionë euro janë mbështetje për mbulimin e kredive kurse pjesa tjetër prej 105 milionë eurove është  për mbulimin e kostos së interesit për biznese të caktuara. Bizneset që përfitojnë nga kjo masë poashtu dhe pritet të kenë 50% të normës së interesit deri tek një numër e caktuar e interesit të aplikuar. Por kjo nuk vlen për të gjitha llojet e bizneseve. Ka lloj të bizneseve, p.sh: sektori i telekomunikacionit, përpunimi i ushqimit, efiçienca e energjisë, përpunimi i drurit, turizmi, arsimi, prodhimi, eksporti dhe ato industri që rritin punësimin do të përfitojnë 70% të rritjes së interesit, ndërkaq bizneset që nuk hynë në këto do të fitojnë 100% nga Kosto e Interesit. Një masë shtesë mbështetëse brenda kësaj mase, është edhe ideja që ato biznese që marrin kredi të kapaciteteve prodhuese dhe njëkohësisht rrisin kontingjentin e fuqisë punëtore dhe arrijnë ta mirëmbajnë atë për tri vite Qeveria merr përsipër retroaktivisht mbulimin 100% të interesit. Dhe pika e fundit e kësaj mase ka të bëjë me amvisërinë që kanë mundësi që secila familje të marrë kredi deri në masën e dy pagave mestarë për nxitjen e kërkesës agregate në fazën fillestare. Vëllimi i përgjithshëm i kredive që mund të mbulohen është 200 milionë euro, kurse shteti në 15% të Kostos së Interesit është në 20 milionë euro. Masa e dytë  i dedikohet rinisë. Për këtë kemi paraparë 38 milionë euro financim, që është tërësisht përfitim i të rinjve, ku parashihen 30 milionë euro për grande për Start-Up iniciativa, por ku një iniciative nuk kalon shifrën maksimale prej 10 mijë euro. Ku parashihet të mbulohen mbi 3 mije iniciativa të të rinjve. Dhe masa e dytë apo nën masa janë paraparë 8 milionë euro për mbulimin e gjysmës së Kostos Financiare për Auto kompani që vendosin të shtojnë numrin e të punësuarve duke angazhuar praktikantë në periudhë prej 12 muajve”, shtoi ministri Bislimi./Indeksonline/