21:54 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pal Lekaj: Më vjen keq Mimozë, edhe zyrtarisht e humbe Gjakovën!

Ish-kryetari i Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka uruar bashkëpartiakun e tij, Ardian Gjini, për marrjen e detyrës së re si kryetar i Gjakovës.

Përmes urimit për Gjinin, nga një shkrim në Facebook, Lekaj ka shfrytëzuar rastin ta thumbojë ish-kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e ka quajtur demagoge.

Postimi i Lekajt:

Sot edhe zyrtarisht ndodhi pritja e kahmotshme e qytetarëve të Gjakovës.

Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit dhe “bishtalecëve” të saj.

Gjakova tani e tutje do ta ketë kryetarin e vet, të vërtetë dhe do ta takojë në përditshmëri në punë e angazhime për të mirën e qytetit dhe qytetarëve.

Andaj, me vie mirë Ardian Gjini që sot edhe zyrtarisht e pranuat detyrën e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dhe sigurisht se “me vie keq” Mimozë.

“Merru me politika nacionale” je me kohë të plotë znj.Kusari, ashtu siç keni “dëshiruar” gjithnjë!

Urime Gjakovë, tu priftë e mbara kryetar Ardian./Indeksonline/