Pal Lekaj në punë vikendit, ka një mesazh për “dembelët” e qeverive të kaluara
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka dalur në terren në ditë vikendi për të parë punimet e asfaltimit të rrugës, Skivjan-Novesellë.
Por, këtë dalje Lekaj e ka shfrytëzuar edhe për t’i “goditur dembelët” e qeverive të kaluara.
“E shtunë po, vikend po, por na duhet t’i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar.
Sot fillon asfalltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një invenstim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.
Çdo ditë do të punojmë për të mirën e vendit, për infrastrukturë të zhvilluar” shkruan Lekaj në Facebook./Indeksonline/