11:11 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pal Lekaj paraqet projektin e Prishtinës me tramvaj (Video)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paraqitur projektin se si do të dukej Prishtina me tramvaj.

Me një video në Facebook, Lekaj ka thënë se Ministria e tij do t’i ndihmojë komunës për të realizuar këtë projekt.

“Qyteti juaj dhe kryeqyteti i Republikës së Kosovës çdo ditë e më shumë po rritet e po zhvillohet. Në rrugëtimin drejt krijimit të një metropoli evropian, komunës do t‘i ndihmojë edhe Ministria e Infrastrukturës, me projekte konkrete.

Prishtina ka nevojë për linjën e tramvajit , që do ta afrojë atë edhe me qytetet tjera përreth.

Me videon në vazhdim, ju uroj vikend të këndshëm” shkruan Lekaj.