15:02 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Palestra bën magji, ndryshimi para dhe pas ushtrimeve i prezantueses shqiptare

Aulona Musta shfrytëzon rrjetet sociale për t’i motivuar të gjitha femrat që e ndjekin.

Prezantuesja e njohur shqiptare, ka vite që u është nënshtruar ushtrimeve intensive në palestër e që i kanë bërë mrekulli në dukje.

Këtë më së miri e dëshmojnë edhe fotografit që i sjell herë pas here, në të cilat tregon ndryshimet që i ka pësuar që kur është dedikuar ndaj palestrës.

Një të tillë e ka publikuar edhe së fundi, ku ka krahasuar pamjen e saj të para 10 vjetësh me atë sot.

Moderatorja e njohur duket shumë më ndryshe në pamje, si në trup ashtu edhe në fytyrë.

Ndryshe, Aulona vazhdon të jetë prezente në ekran me emisionin e saj “Thumb”./Indeksonline/

View this post on Instagram

Nuk e di perse harroj ta postoj te martave kete #transformationtuesday dhe perfundoj duke e postuar gjithmone te merkurave ??? . I shikoni keto dy foto? Kane 10 vjet diference e 10 kg nga njera tjetra ??? Majtas, jam une, 10 vjet me pare, 55 kg, shume e dobet, nisur nga gjatesia (1.70 cm) dhe konstrukti qe kam. Kur shoh ate krahun tim ashtu, aq te holle nuk me besohet qe ka qene nje kohe kur me pelqente dhe doja me ngulm te isha ashtu, derisa ja dola. . Per mua ishte super arritje qe nga pesha 70 kg, qe kisha kur isha 18 vjece, te shikoja veten time 15 kg me pak, pas 7 vitesh. Te isha e dobet ishte endrra qe kisha prej nje jete. Dhe ja dola. . 10 vite me pas, deshira ime eshte te jem e shendetshme ne radhe te pare… dhe te kem nje trup muskuloz ne radhe te dyte. Jam e kenaqur qe serish po arrij te realizoj ate qe enderroj. Fale vullnetit, dedikimit dhe dashurise per veten. . Ajo qe dua te theksoj eshte qe nuk do te doja te beja ndarje, ku dukem me mire dhe ku jo. Per mua e rendesishme eshte qe te dyja fotot jane tregues qe kur e do vertet dicka, nuk ka asgje qe te te pengoje t’ja dalesh. Nese nuk ndihesh rehat me trupin tend dhe do te doje ta ndryshoje ate, nuk ka rendesi nese do te dobesohesh, shendoshesh, shtosh masen muskulare, etj, thjesht verja qellim vetes dhe fillo ndryshimin. Dhe mos mendo se je vone, pasi nuk je asnjehere vone. . E nese nuk di nga ta nisesh, nese ke nevoje per programin stervitor dhe regjimin ushqimor te duhur per ty, une do te jem ketu per te te ndihmuar ne cdo hap. “Ne forme me Aulonen” do te jete online per pak dite dhe do t’ju shoqeroje per shume gjate. ❤️ #gym #gymmotivation #gymlife #gymlover #gymgirl #fitnessmotivation #fitnessjourney #fitmom #fitmomsofig #healthylifestyle #healthyliving #training #trainhard #siburre #neformemeaulonen

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on