Pallaska flet për pozitën e opozitën, thotë është koha e fundit për organizim të ri politik
Avokati , Dastid Pallaska ka deklaruar se në mungesë të përfaqësimit politikë, kosovarët e kanë pranuar realitetin si të mirëqenë.
Sipas tij është koha e fundit që qytetarët pro-evropian dhe liberal të këtij vendit të organizohen politikisht, transmeton Indeksonline.
Pallaska ka përmendur raportimin e The Economist gjatë ditëve të fundit se Kosova është i vetmi vend në perëndim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë.
Ky është postimi i plotë:
Kosova, i vetmi vend në perendim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë shkroi The Economist para disa ditëve.
Thotë njeri, Kosova – e jo Serbia – është aleat i Rusisë në Evropë.
Ky është rezultat i koktejit të mollotovit që përbëhet nga komandantët e pangopur, institucionalistat anemik, opozita komuniste, ndërkombëtarët indiferent edhe krejt ne të tjerët që – në mungesë të përfaqësimit politik – e kemi pranu këtë realitet si të mirëqenë!
Është koha e fundit që qytetarët pro-evropian dhe liberal të këtij vendi të organizohen politikisht!