16:16 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

“Haraçi i autostradës, në të ardhmen sigurisht do paguajmë edhe për Flamurin Kombëtar”

Analisti kosovar, Dastid Pallaska ka reaguar lidhur me vënien e taksës nga shteti shqiptar për kalimin nëpër autostradën e Shqipërisë.

Pallaska e sheh këtë si “haraç” të vendosur nga kryeministri, Edi Rama, për qëllime të fitimi personal, transmeton Indeksonline.

Pallaska ka shtuar gjithashtu se në të ardhmen e afër me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.

Ky është postimi i plotë:

“Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm.

Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.

Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtru pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë.

Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar!