23:37 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

Pallati e konfirmon: Juan Carlos kthehet në Spanjë

Mbreti spanjoll i cili është pensionuar, Juan Carlos, do të kthehet në Spanjë për një qëndrim afat shkurtër.

Kjo vizitë vjen pas 2 vitesh, kur në vitin 2020 ai ishte larguar papritur nga vendi i tij, transmeton Indeksonline.

Pallati mbrëmjen e sotme njoftoi se Juan Carlos do të qëndrojë në Spanjë deri të hënën për t’i vizituar familjen dhe miqtë.

Me deklaratën, pallati konfirmon thashethemet e mëparshme për një rikthim të mbretit, por se çka do të ndodh do të zbulohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/