08:55 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Pallotta i gatshëm ta shesë Romën, do ta blejë skuadrën e Premierligës

Pronari i Romës, James Pallotta mund të nisë një ofertë për të blerë Newcastle nëse ai mund të pajtohet për të shitur klubin e Serie A.

Skuadra e Premierligës dështoi të bie në duart e një kompanie arabe pasi Federata u vonua me dhënien e miratimit dhe investitorët u tërhoqën, shkruan Indeksonline.

Është raportuar se Ashley i ka dhënë kohë një manjati amerikan, Henry Mauris një afat deri me 14 gusht për t’i shitur klubin.

Por ai pritet të ketë një konkurrencë në garë për të blerë Newcastle nga Pallotta.

62-vjeçari u bë bashkëpronar dhe president i Romës në vitin 2011, por në vitin e fundit ai është përpjekur ta heqë klubin nga duart e tij.

Sipas Tuttomercatoweb, diskutimet kanë qenë në një fazë të avancuar në muajin e fundit, me Grupin Friedkin afër blerjes së Romës për rreth 500 milionë euro.

Nëse kjo do të materializohej, atëherë është pohuar se ai mund të riinvestojë këto para në Newcastle. /IndeksOnline/