10:40 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Palmeri viziton sot Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Palmeri, siç njoftuan nga Ministria e Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Në këtë takim pritet që Dimitrovi dhe përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit… të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet evroatlantike të shtetit tonë, ndërkohë që do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.