11:02 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Pamela Anderson martohet për herë të pestë

Ish-ylli i Baywatch, Pamela Anderson është martuar për herë të pestë, me parukierin e njohur dhe producentin, Jon Peter.

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve u martua me producentin e Batmanit Peter të hënën, më shumë se tre dekada pasi dyshja u lidhën për herë të pare, transmeton Indeksonline.

“Ata u martuan dje në një ceremoni private në Malibu. Ata e duan shumë njëri-tjetrin,” i tha AFP një burim i afërt me çiftin.

Anderson me origjinë kanadeze, 52 vjeç, më parë ishte martuar me rockerët Tommy Lee dhe Kid Rock.

Ajo u martua dy herë me lojtarin e pokerit, Rick Salomon.

Së fundi, ajo ishte në lidhje me yllin e futbollit francez, Adil Rami, me të cilin jetonte në Francë.

Peter, 74 vjeç, është një stilist i flokëve, që u bë i njohur në Hollywood pas një romance me aktoren e njohur  Barbra Streisand, i cili më pas ishte producent i filmit të saj A Star Is Born.

Peter raportohet që së pari u takua me Anderson në rezidencën e Playboy në vitet 1980 duke i propozuar asaj menjëherë pas kësaj.

Por deri pak kohë më parë, dyshja e kanë mbajtur lidhjen sekrete, kur u pyetën për raportin e tyre në një intervistë me THR në 2017, Peter i tha gazetarit: “Do të duhet të bësh hulumtimin tënd”.

Dasma është gjithashtu hera e pestë e Peter, martesa e tij e fundit përfundoi në vitin 2004.

Anderson, e cila është një përdorues aktive e rrjeteve sociale, nuk ka publikuar ende dasmën.

Por të hënën, ajo postoi një seri fotografish bardh e zi në Instagram, teksa ka shkruan “Dashuria është në ajër”./Indeksonline/