Pamje/ Aksidentohet një person me motoçikletë në Vitomirica të Pejës, ekipet emergjente në vendin e ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Vitomericë të Pejës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca, ku ka mbetur i lënduar një person.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe ëshë në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

