01:28 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Aksion i policisë në kafiteri e Shisha Bare në Podujevë, ka të arrestuar

Në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë COVID19, ka pasur jo pak intervenime të policisë, të cilët me orar të stërzgjatur po sigurojnë dhe mbrojnë qytetarët e Kosovës.

E një intervenim pjesëtarë të policisë kanë bërë në orët e vona të natës së sontme edhe në Podujevë, saktësisht ne kafene dhe Shishe Bare, transmeton Indeksonline.

Në qytet, ata kanë dalë derisa kanë shoqëruar një grup të rinjsh të cilët kanë thyer rregullat e vëna nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë.

Ndryshe, më 18 të këtij muaji nisi edhe Faza e II-të e lehtësimit të masave të vëna në luftë kundër koronavirusit, ku u rihapën edhe baret e restorantet, por vetëm për shërbim me vete./Indeksonline