17:24 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje brenda konviktit, ku janë vendosur edhe 96 të ardhurit nga Gjermania

Në karantinën më të madhe në vend, në Qendrën e Studentëve, tashmë janë vendosur edhe 96 të ardhurit gjatë ditës nga Gjermania, raporton IndeksOnline.

Ata shihen me gjësende në duar dhe me çantat e tyre, tek sa qëndrojnë në oborrin e Qendrës Studentore.

Ndryshe kjo qendër ka kapacitet prej 500 shtretërve, e po ashtu është thënë nga Ministria e Shëndetësisë se edhe kaq mund të sillen po të paraqitet nevoja. /IndeksOnline/