15:12 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Breshër i madh, veturat ndalojnë në dy anët e autostradës Ferizaj-Prishtinë

Edhe sot po vazhdon të mbretërojë mot i lig.

Në orët e pasdites, reshjet e shiu kanë nisur në pjesën më të madhe të vendit tonë, i shoqëruar edhe nga breshëri.

E për shkak të këtyre reshjeve atmosferike, në të dyja anët e autostradës Ferizaj – Prishtinë shoferët kanë ndaluar se vozituri, transmeton Indeksonline.

Një qytetar i ka thënë Indeksonline se janë ndaluar nga frika, ngase breshër i madh ka nisur të bjerë, derisa ka treguar se ishte nisur për në kryeqytet.

Kujtojmë që mot i ngjashëm ishte edhe mbrëmë, veçmas Rajoni i Prizrenit, ishte më i prekuri nga breshëri./Indeksonline/