14:14 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deklarata e vetme e sinqertë e Vuçiqit

Edhe dy dekada pas masakrës së përgjakshme në “Panda Café” në Pejë, ku u vranë gjashtë të rinj serbë, krim që ushqeu luftën në Kosovë, ende s’ka të dënuar, derisa shqiptarët që u arrestuan gabimisht vuajnë akoma pasojat.

Ngjarja ndodhi në vitin 1998, kur po kryehej terror e dhunë ndaj civilëve të pafajshëm të popullit kosovar.

Pikërisht në qendër të Pejës, u qëlluan më 60 plumba, duke vrarë 15-vjeçarin Ivan Obradoviq, 16-vjeçarin Vukota Gvozdenoviq, 18-vjeçarët Svetislav Ristiq, Zoran Stanojeviq dhe Dragan Trifoviq dhe 24-vjeçarin Ivan Radeviq.

Dy 18-vjeçarë të tjerë, Vlado Lonçareviq dhe Nikola Rajoviq dhe pronari i “Panda Café”-së, Mirsad Saboviq, gjithashtu u plagosën gjatë të shtënave.

Ndërsa, policia serbe për këtë akt mizor vuri në pranga një grup shqiptarësh.

Më shumë se një dekadë pas, presidenti i sotëm i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka lajme të këqija për popullin serb.

Ai ka informacione se vrasjet në rastin “Panda” nuk i kryen shqiptarët. Dhe këtë të vërtetë e thotë publikisht.

A është ky momenti më i sinqertë i presidentit Aleksandër Vuçiq? Ndonëse ende i mohon qindra masakrat e tjera që kreu ish-Jugosllavia në luftën e Kosovës e Bosnjës, shkruan Indeksonline.

Shiko videon e mëposhtme për t’u njohur me rastin e arrestimit e torturimit të 6 shqiptarëve të pafajshëm dhe detaje të tjera nga ngjarja.