15:47 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje dëshpëruese, kolegët e shokuar me vdekjen e dy punëtorëve në Minierën e Artanës

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në minierën e Artanës ku humbën jetën në mënyrë tragjike  Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, ka shokuar të gjithë, e në veçanti, kolegët e tyre të punës, me të cilët së bashku çdo ditë pune, hynin për të gërmuar, raporton IndeksOnline.

Të pikëlluar e mezi mbanin lotët, IndekOnline që po qëndron në Minierën e Artanës, ju sjell këto pamje dëshpëruese të kolegët e Gërbeshit e Arifajt, të cilët mezi po qëndronin./IndeksOnline/