12:52 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Donis Avdijaj shënon dy gola për tre minuta kundër Heracles

Willem II e ka nisur për mrekulli takimin ndaj Heracles në kuadër të kampionatit holandez.

Skuadra e Donis Avdijajt pas më shumë se gjysmë ore lojë, është në avantazh prej dy golash.

Dhe dy golat i ka shënuar sulmuesi kosovar, Avdijaj, i cili u transferua te Willem II para disa ditësh, transmeton IndeksOnline.

Goli i parë i Avdijajt erdhi në minutën e 26-të të takimit pas asistimit nga Atakan Akkaynak.

Ndërsa, goli i dytë erdhi pas tre minutash./IndeksOnline/

Temat: