13:41 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë Donisi, shënon gol spektakular për Willem II

Donis Avdijaj po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin holandez, Eredivisie.

Reprezentuesi holandez këtë verë kaloi te Willem II, ku po bën paraqitje të mira.

Sot, Willem II është duke luajtur kundër NAC Bredas si mysafir në ”Rat Verlegt Stadion”, transmeton IndeksOnline.

 

Dhe normalisht, se Donisi ka startuar nga minuta e parë, teksa edhe e ka shënuar golin e epërsisë për mysafirët.

Avdijaj shënoi gol në minutën e 42-të për golin e dytë për Willemin. Aktualisht, rezultati është 2-1 për këta të fundit.

Përndryshe, Avdijaj ishte i ftuar nga Bernard Challandes në ndeshjet e fundit, por nuk u paraqitë në asnjëren prej ndeshjeve./IndeksOnline/